Diskutimet për diasporën | Foto: KALLXO.com

Pesë kërkesat e diasporës për Kosovën

Në ditën kur Kuvendi hapi dyert për diasporën, Behar Xharra, drejtori ekzekutiv i organizatës Germin paraqiti pesë kërkesat e diasporës për institucionet kosovare.

Sipas Xharrës, diaspora kërkon të drejtën e votës, përmirësimin e procesit për votim jashtë vendit, mësimin plotësues në gjuhën shqipe, kartonin e gjelbër dhe përfaqësimin politik të diasporës në vend.

Xharra tha se Kosova ka shumë njerëz jashtë dhe kjo gjë duhet të shfrytëzohet.

Ai deklaroi se “diaspora sot po shihet si diçka monetare kur t’vijnë në Kosovë me ndihmu”.

Ai tregoi se pret që interesat të jenë të përbashkëta.

Organizata Germin nga 17 deri më 20 maj do të organizojë takimet “Diaspora Flet”.

Dje “Jeta në Kosovë”, emisionin e saj ia kushtoi diasporës.