Foto: Ambasada Amerikane/Youtube

Përurohet objekti i ri i Ambasadës së ShBA-ve pikërisht në 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Në 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së, sot bëhet përurimi i objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së.

Ndërtimi i saj është bërë në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet.

Me këtë rast, ambasadori, Philip Kosnett dhe zonja Alison Kosnett, do të jenë nikoqirë të pritjes që do të mbahet edhe për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Poashtu edhe Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, pritet që të qëndrojë sot në Kosovë.

Engel do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë.