ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Personi i arrestuar mbrëmë në Fushë Kosovë, kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar

Mbrëmë, rreth orës 19:30 në Fushë Kosovë, njësi të veçanta të Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person, shtetas i Gjermanisë.

Sipas forcave të rendit, i njëjti kishte edhe një urdhër arrest ndërkombëtar.

“Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar Njësiti për Persona të Arratisur (FAST KOSOVA) së bashku me Njësinë e Parë Intervenuese (NJSI) ka arrestuar një të dyshuar mashkull shtetas i Gjermanisë me akuzën për trafikim me narkotik. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Mbrëmë KALLXO.com raportoi për arrestimin e një personi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

https://kallxo.com/aksioni-i-policise-ne-fushe-kosove-arrestohet-nje-person/

www.kallxo.com