Foto-ilustrim

Persona të maskuar dhe të armatosur kryejnë grabitje në një barnatore

Persona të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer një grabitje në një barnatore në Fushë-Kosovë.

Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 20:50 në rr. ”Pejës”.

Sipas Policisë, punëtorja e barnatores ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës tre persona të dyshuar e të maskuar me të zeza, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para kesh, arkën  dhe një kuti me të holla për bamirësi dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.

Me vendimin e prokurorit iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.