Shtyhet përsëri mbledhja e komisionit | Foto: KALLXO.com

Përsëri s’ka Kuorum në Komisionin për Komunitete

Përsëri nuk mundi të shqyrtohet Projektligji për Festat Zyrtare në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Edhe sot sikurse dje nuk pati kuorum në këtë komision, pasi punën po e bojkotojnë përfaqësues të listës Serbe, por po mungojnë edhe anëtarë të tjerë.

“Nuk kemi prapë kuorum, propozoj qe ta lamë takimin e radhës, kurdo që caktohet seanca, atë ditë gjysmë ore përpara takohemi ne”, tha nënkryetari i komisionit Agim Çeku.

Përveç Çekut, në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm vetëm edhe katër anëtarë komisioni nga 11 sa i ka ai.

Edhe dje mbledhja u shty për sot, ngase të pranishëm ishin vetëm pesë anëtarë të Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

http://kallxo.com/ska-kuorum-per-shqyrtimin-e-projektligjit-te-festave/

Me Ligjin aktual për Festat Zyrtare Kosova ka 11 festa, ndërsa nëse njëra nga to bie në ditë vikendi, për një festë të tillë pushohet në ditën e parë të punës pas kësaj feste.

Në vitin 2015 u tentua të ndryshojë kjo praktikë dhe të zvogëlohet numri i festave zyrtare, por atëherë projektligji për Festat Zyrtare nuk kaloi në Kuvend.

http://kallxo.com/projektligji-per-festa-zyrtare-nuk-kalon-ne-kuvend/