Përsëri Dëshmi për Ankesën e “Besa Security”

Granit Hasani, drejtori i kësaj kompanie të sigurimit fizik sot po merret në pyetje nga Bajram Tmava, avokati i Driton Pruthit.

“Besa Security” ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, pasi pretendonte se i ishte bërë padrejtësi ngase nuk e kishte fituar tenderin për sigurimin e objekteve të KEK-ut.

Dje Hasani gjatë dëshmisë së tij e shpjegoi se ssi kishte rrjedhur kjo ankesë, ndërsa tha se miq të tij i kanë thënë që pas nisjes së procesit gjyqësor, kompania që drejton do ta ketë vështirë të fitojë tenderë të institucioneve publike.

http://kallxo.com/deshmi-e-te-demtuarit-ne-gjykimin-per-tenderin/

Hasani dëshmoi edhe më 10 mars, kur nuk i mjaftuan as 7 orë për ta kryer dëshminë.

http://kallxo.com/deshmia-7-oreshe-e-drejtorit-te-besa-security/

Për tenderin e KEK-ut akuzohen drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Të akuzuar janë edhe ish-kreu i OShP-së Hysni Hoxha, ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku e Azem Duraku.

Gjukaj, Hoxha e ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Azem Duraku akuzohet për shtytje në keqpërdorim, ndërsa Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku për mashtrim.