‘Përplasja’ me VIDEO 360 Shkallë
Koncerti “Përplasje” i cili është mbajtur në kuadër të koncerteve paraprirëse të Festivalit DAM është përcjellë edhe nga kamera 360 shkallë e KALLXO.com.
Së bashku më anëtarët e Filharmonisë së Kosovës kanë performuar në violinë Aușen Ulucan dhe vëllai i saj Özcan Ulucan në violë.
DAM Festival këtë vit ka ardhur më një planprogram më ndryshe duke inkuadruar si pjesë e festivalit 5 koncerte dhe duke e zhvendosur festivalin në shtator.
“Përplasje” është koncerti i parë i mbajtur në kuadër të DAM Festivalit, kurse sonte do të mbahet koncerti i dytë i titulluar “Nanë”.
Në kuadër të koncertit “Nanë” do të performojë në piano Ashot Khachatourian, tenor Luan Durmishi dhe Sanije Matoshi mezzosoprano.
Drejtori i Festivalit, Dardan Selimaj dhe se kjo ndarje është bërë që të zgjerohet aktiviteti i festivalit gjatë tërë vitit.
“Do të prezantojmë para publikut të Prishtinës 5 koncerte me program dhe veprat të larmishme dhe me stile që janë të ndryshme. Në një formë kemi ballafaquar në një seri koncertesh vepra të kompozitorëve klasikë, neo-klasikë dhe bashkëkohorë“, tha ai.
http://kallxo.com/dam-festival-fillon-perplasje/
Koncerti tjetër “Direkt nga Luksemburgu“ do të mbahet me 1 prill, kurse “3 botë“ me 1 dhe 2 maj.