Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Përplasen Traktori me Veturë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në fshatin Lipovec të Gjakovës.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar traktorin është aksidentuar me një veturë.

Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar një pasagjer dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00.