Përplasen Thaçi e Blakaj: ‘Dikush po Gënjen’

Idriz Blakaj nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe Jusuf Thaç, organizatori i peticionit për shpëtimin e Kullave të Jasharajve në Prekaz debatuan nxehtë lidhur me gjendjen e këtyre kullave.

Këta të dy u përballën në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, që këtë javë i kushtohet ruajtjes së trashëgimisë shtetërore me theks në Kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz.

Nismëtari i peticionit për mbrojtjen e kullave, Thaçi insistoi se afër tyre nuk ka roje që qëndron vazhdimisht.

Ndërkaq Blakaj demantoi Thaçin duke e akuzuar po ashtu se nisma e tij është e ‘shtyrë nga dikush’ dhe që nuk është kompetent për të folur lidhur me gjendjen e kullave.

Lidhur me këtë Thaçi tha se ka marrë informacione nga kompania mirëmbajtëse dhe Blakajt i kundërpërgjigj me ‘ose ju ose ata po gënjejnë’.

Thaçi po ashtu shtroi kritika lidhur me projektin e konservimit të kullave të hartuar nga një kompani sllovene që sipas tij nuk kanë shprehur njohuri të mjaftueshme për historinë e familjes Jashari.

Përballë Jeta Xharrës, për këtë temë debatuan edhe Enver Hoti, deputet dhe Florina Jerliu, arkitekte.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund të ndiqni në linkun e mëposhtëm: