Përmbyllet projekti ‘Kujtesa e Kosovës’, promovohet libri dhjetë vëllimësh

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani” ka promovuar sot librin “Kujtesa e Kosovës”, në 10 vëllime, në të cilin janë përmbledhur 100 intervista gojore të 10 pleqve dhe plakave të Kosovës.

Së bashku me promovimin e botimit është hapur edhe ekspozita me fotografitë e pleqve dhe plaka që janë intervistuar gjatë realizimit të projektit “Kujtesa e Kosovës”.

Dy vjet i janë dashur Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për të përmbyllur projektin “Kujtesa e Kosovës”, në të cilin janë përmbledhur 100 rrëfime të pëlqve dhe plakave të Kosovës mbi 80 vjeç.

Ky projekt i BKK-së ‘Pjetër Bogadi” është realizuar në bashkëpunim me Degën e Antropologjisë së Fakultetit Filozofik të UP-së, ‘Hasan Prishtina” me mbështetje e MKRS dhe të Ambasadës Amerikane në Prishtinës.

Botimi ‘Kujtesa e Kosovës” përfshinë rrëfimet e 100 plakave dhe pleqve të Kosovës 80 vjeç e lartë,  dhe shihet si një prej projekteve me rëndësi për të pasuruar një pjese të historisë së Kosovës përmes rrëfimeve autentike të qytetarëve të kosovare në një periudhë të gjatë kohore.

Kujtesa përmes rrëfimeve

Kujtim Gashi, ministër i Kulturës ka thënë me këtë rast se ky projekt me 100 rrëfime autentike shpalosin një të vërtet të rëndësishme të së Kosovë, për një periudhë të madhe kohore.

“Ky botim shënon përfundimin e realizimit të projektit të rrëfimeve të 100 pleqve e plakave, dhe një fillim të ri për ndërtimin dhe zhvillimin e një projekti afatgjatë për ruajtjen e kujtesës së Kosovës”, ka potencuar ndër të tjerash ministri Gashi.

Ndërkaq Raimond Velç, zyrtar për informim nga ambasada amerikane në Prishtinë pohoi se ky projekt ka një rëndësi për historinë e Kosovës, duke shtuar se secili  dhe duhet  t’i  Shpalos, dëgjoi dhe ruajë rrëfimet e popullit të Kosovës kudo që është ai dhe i  të të gjitha etnive.

“Ne do ta kuptojmë më mirë tjetrin vetëm duke dëgjuar rrëfimin e tjetrit. Andaj shpeshojë qe ky material që po promovohet sot të transformohet në vepra artin, film e romane grafike me qëllim që të përcjellën tek gjenerata e tashmë dhe të ardhshme”, ka thënë Velç.

100 rrëfime 

Ndërsa për drejtorin e BKK-së, “Pjetër Bogdani” Fazli Gajraku, ka thënë se mbledhja e informacioneve nga të moshuarit është një proces thelbësor në hartimin e historisë së Kosovës..

“Historia e Kosovës është e dhimbshme ata ishin për disa dekada të shekullit të 20-të të persekutuar nga e drejta për u shkolluar, për të mësuar gjuhën amtare, andaj edhe siç ka thënë ai ndërtojnë themelin e  besimit  të tyre në dijen verbale”, ka thënë ndër të tjerash ai.

Sipas tij këto histori të vogla të këtyre të moshuarve zbulojë histori të mëdha, dhe këto rrëfime zbardhin historike të veçanta të Kosova.

Ndërsa Arsim Canolli mentor i projekti, profesor në Fakultetin Filozofik ka pohuar se projekti “Kujtesa e Kosovës”, është produkt i një pune dy vjeçare në mes të Departamentit të Antropologjisë së Fakultetit Filozofik të UP-së dhe BKK-së, ky botim është fryt i rrëfimeve të sinqerta dhe autentike të 100 rrëfimtarëve mbi 80 vjeç.

Ai ka veçuar ndihmesë që kanë dhënë intervistuesi të cilët, siç ka thënë Canolli me rrëfimet e tyre plotë, dramë, dhimbje, dashuri e krenari.

“Ky botim përfshin 100 rrëfime, intervista autobiografike nga persona nga gjitha viset e Kosovës, duke nisur udhën institucionale të mbledhjes në Kosovë të ‘Kujtesës së Kosovës’”, ka thënë ai, duke kujtuar atë se çfarë kanë rrëfyer intervistuesit në projekti “Kujtesa e Kosovës”, i cili përveç versionit të shkruar ka edhe versioni audoi.

Një rrëfim të shkurtër ka sjellë Ismet Maqedonci nga Butovci, ndërsa në emër të studentëve pjesë e projekti ka përshëndetur Egzona Azemi.