Zvogëlimi i Pagave të Gjykatësve, Sonte në Drejtësia në Kosovë

Këtë të premte në ”Drejtësia në Kosovë” do të kuptoni se cila është arsyeja që Ministria e Administratës Publike po tenton që me Ligjin e ri të Pagave t’ua zbresë pagat e gjykatësve.

Kush mori vendim që me draft-ligjin e ri Kryetarit të Gjykatës Supreme t’i zvogëlohet paga në krahasim me atë të Kryeministrit?

Çfarë thonë zyrtarët e KGjK-së dhe gjykatave për këtë iniciativë të Qeverisë së Kosovës?

Pse KGjK-ja nuk ishte pyetur për këtë ndryshim?

Pse gjykatësit thonë se draft-ligji u ra atyre në dorë në rrugë klandestine?

Çfarë do të ndodhë nëse ligji në këtë formë do miratohet nga Kuvendi i Kosovës?

Cilat do jenë veprimet e ardhshme të gjyqësori të Kosovës nëse Qeveria dhe Kuvendi marrin vendim për ndryshimin e pagave?

Në fund ndiqni Rubrikën “Policia” me xhirime ekskluzive nga aksionet e ndryshme të policisë.

“Drejtësia në Kosovë” në RTK çdo të premte nga ora 20:10 dhe repriza të mërkurën në mesditë.