Zjarr në Filialin e ProCredit Bankës në Obiliq

Në filialin e ProCredit Bank në Obliq ka shpërthyer një zjarr në orët e pasdites.

Sipas Agron Borovcit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, zjarri ka ndodhur në orët e pasdites dikund pas orës 17:00.

“Në momentin e shpërthimit të zjarrit nuk ka pasur punonjës në objekt, kështu që përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar“, tha Borovci.

Borovci shtoi se janë duke i hetuar shkaqet që mund te kenë çuar te shpërthimi i zjarrit.