Zemaj|: Edhe sot asnjë i vdekur nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se lakorja e rasteve të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve, ka rënë në zero.

Ai nga Juniku ka thënë se puna e përkushtimi maksimal duhet të vazhdojë tutje.

“Përkitazi  rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë, si dhe menaxhimin e mëtejmë të situatës së shkaktuar nga Covid-19, bidesuam sot me kryetarin e Junikut, z. Agron Kuçi gjatë vizitës që i bëmë kësaj komune”, ka shkruar Zemaj në ‘Facebook’.

Ai ka shkruar se ka vizituar QKMF-në e kësaj komune, duke thënë se do të ofrohet mbështetja për ta fuqizuar shëndetësinë primare në Junik.

“Së shpejti do ndërmarrin edhe veprime të tjera në rritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe pajisjeve që të ngritët cilësia e shërbimeve shëndetësore”, ka shkruar ministri Armend Zemaj