Vetëvendosje: Do ta Kundërshtojmë Zgjedhjen e Anëtarëve të Kushtetueses
01.12.2015 - 17:12
Vetëvendosje ka kundërshtuar votimin e djeshëm për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në kohën kur në sallën e Kuvendit nuk ishte lejuar të hynte asnjë deputet i bllokut opozitar.
Aida Dërguti, nënkryetare e Kuvendit nga Vetëvendosje, denoncoi zgjedhjen e një ish kandidateje të LDK-së për anëtare të kësaj gjykate, Selvete Gërxhaliu- Krasniqi, duke thënë se opozita nuk do të pajtohet me këtë zgjedhje.
“Opozita e bashkuar do t’i kundërshtoj bashkë, në veçanti me qytetarët”, tha Dërguti.
“Dje ngjau ajo qe ju e patë si përjashtimi i opozitës nga Kuvendi, edhe kjo ka domethënien e saj politike. Në Kuvend janë bërë shkelje”, tha Dërguti.
Bashkë me Gërxhaliu- Krasniqin, për anëtare të Kushtetueses është votuar edhe Gresa Nimani- Caka.