Vdekje e Dyshuar Nga Mbidoza e Barnave

Policia njoftoi se të shtunën një femër është sjellë pa shenja jete në spitalin e Gjilanit.

Ajo dyshohet se kishte përdorur sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore, ndërsa vdekjen e saj e konstatoi mjeku kujdestar.

Policia e regjistroi rastin si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i së ndjerës u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.