Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Vdekja e dyshimtë në Prishtinë, në ndërtesë arrin një kompani e pastrimit

16:12

Njësitë e Forenzikës së Policisë së Kosovës janë larguar nga vendi i ngjarjes ku është gjetur një grua e vdekur sot në Prishtinë.

Në ndërtesën ku dyshohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës, ka arritur një veturë e një kompanie të pastrimit.

KALLXO.com është duke qëndruar në vend ngjarje ku kanë parë ekipin e kompanisë së pastrimit duke hyrë në objektin para të cilit po qëndron Policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe  ngaDepartamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj e ka konfirmuar se tashmë prokuroria është në vendin e ngjarjes.

Vdekja e dyshimtë në Prishtinë, në vend ngjarje Departamenti i Krimeve të Rënda

15:08

Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë ka arritur në vendin e ngjarjes në Prishtinë, ku para rreth një orë është gjetur e vdekur një grua.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj e ka konfirmuar se tashmë prokuroria është në vendin e ngajrjes.

“Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti” – ka thënë Ulaj për KALLXO.com.

Ajo tregoi se pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduskion.

KALLXO.com është duke qëndruar në vend ngjarje ku është parë se këta të fundit janë prezent duke kryer ekzaminimet e nevojshme.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, përderisa rruga ku ka ndodhur ngjarja është bllokuar nga një ekip e Policisë.

Mjekësia ligjore arrin te vendi i ngjarjes

14:41

Ekipi i mjekësisë ligjore ka arritur në vendin e ngjarjes.

Policia e Kosovës disa minuta më parë e konfirmoi se një viktimë, grua është gjetur e vdekur në rrugën “Ferhat Dragaj” në Prishtinë.

Vdekja në Prishtinë, viktima ishte gjetur e shtrirë në tokë

14:34

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur para një ore në rrugën “Ferhat Dragaj” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se kanë gjetur një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Viktima është e gjinisë femërore.

Policia ka bllokuar rrugën tek vendi ku ka ndodhur ngjarja.

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

14:23

Një grua është gjetur e vdekur sot në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se se rreth orës 13:00, kanë pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Tutja ajo ka treguar se Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).

“Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit” – ka thënë ajo.

KALLXO.com gjendet në vendin e ngjarjes në rrugën “Ferhat Dragaj” ku dyshohet të ketë ndodhur rasti.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Policia.

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë, 4 janar 2023 – Foto: KALLXO.com
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë, 4 janar 2023 – Foto: KALLXO.com