Vazhdojnë Pritjet e Stërzgjatura në Kufi me Serbinë

Policia njofton se pritjet në dy pikat kufitare kryesore me Serbinë zgjasin aktualisht me orë.

Sipas Policisë së Kosovës kolonat e makinave në Merdar janë të gjata 1 deri në 2 kilometra, ndërsa pritjet për kalim në territorin e Serbisë zgjasin 2 deri në 3 orë.

Te “Dheu i Bardhë”, kolona është njëkilometërshe, ndërsa aty pritet nga 1 deri në 2 orë.

Në Mutivodë e Muqibabë nuk ka pritje dhe as kolona.

Në mëngjes policia bëri të ditur se në Merdar dhe te “Dheu i Bardhë” kolonat e automjeteve janë të gjata deri 300 metra, ndërsa pritjet më të shkurtra se 1 orë. Pritjet u shtuan me shtimin e fluksit të veturave.

Procedurat normale kufitare për dalje në këtë shtet fqinj zgjasin 10 deri 20 minuta.