U Hiqet Masa e Sigurisë të Akuzuarve për Shpërthimin te “Sekiraqa”

Tetë personave që po akuzohen për shpërthimin në lokalin e Enver Sekiraqës në vitin 2007, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në një seancë dëgjimore u është hequr sot masa e sigurisë. Ata tash do të mbrohen në liri.

Tetë të akuzuarit deri tash duhej të paraqiteshin një herë në dy javë në stacionet më të afërta policore, për ta garantuar praninë e tyre, por nga sot nuk do ta bëjnë një gjë të tillë

Të gjithë të akuzuarve iu ndërrua masa e sigurisë nga kryetarja e trupit gjykues në një seancë dëgjimore.

Lajmin për KALLXO.com, e konfirmoi Ramë Dreshaj, njëri nga avokatët në këtë proces gjyqësor.

Pasi iu hoq masa e sigurisë, të akuzuarit u deklaruan se sa herë të ftohen nga gjykata do të jenë në dispozicion të saj.

Shpërthimi në Lokalin “Sekiraqa” ndodhi në vitin 2007, ndërsa vrau dy persona e plagosi disa të tjerë.