Tribunali i Hagës Do Të Mbyllet Në Vitin 2017

Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë do të mbyllet plotësisht në vitin 2017 pasi të japë vendimet e fundit për krimet e luftës, tha presidenti Theodor Meron.

Në prezantimin e raporti vjetor të Këshillit të Sigurisë në Nju Jork këtë të hënë, presidenti i gjykatës së Hagës për krimet e luftës tha se “më pak se dhjetë gjyqe dhe apelime mbeten të papërfunduara”.

“Nga fundi i vitit 2015, sipas parashikimeve, presim që të ketë mbetur vetëm një gjyq dhe një apelim, në çështjet e Mlladiq dhe Prliq që ende do të vazhdojnë, të cilat do përmbyllen në vitin 2017,” tha Meron.

Meron tha se vendimi në rastin e ish-komandantit të ushtrisë boshnjake Ratko Mlladiq pritet të jepet në korrik 2016, ndërsa gjykata do marrë në shqyrtim apelimin e ish-liderit kroat të Bosnjës, Jadranko Prliq dhe pesë të tjerëve gjatë vitit të ardhshëm.

Tribunali po përgatitet të mbyllet në vitin 2017, pasi i ashtuquajturi “mekanizmi tepricë” i gjykatës do të marrë përsipër çdo apelim të mbetur, tha ai.

Në gjyqet e profilit të lartë në gjykatën e OKB-së, vendimi në çështjen e ish-presidentit serb të Bosnjës Radovan Karaxhiq pritet të jepet në tetor 2015, ndërsa gjykimi për ish-liderin serb të Kroacisë, Goran Haxhiq do të jepet në dhjetor 2015.

Megjithatë Meron nuk dha një datë për vendimin e çështjes së Vijoslav Sheshel, lider i Partisë Radikale serbe, sepse gjyqi është ndërprerë pasi një nga gjykatësit u skualifikua prej paragjykimeve.

Gjykatësi Frederick Harhoff u largua një vit më parë pasi u bë publike një letër ku ai kritikonte Tribunalin për lirimet e kundërshtueshme të gjeneralëve kroat dhe serb.

Gjykatësi i ri ende po njihet me detajet e çështjes, duke shtyrë kështu gjyqin e Sheshel, që ka filluar në vitin 2007, tha Meron.

“Gjykatësi Niang ka këshilluar se i duhet të paktën deri në fund të qershorit 2015 për t’u familjarizuar me procedurat. Kryetari i Trupit Gjykues Antonetti është shprehur se do të bëjë më të mirën për të shkurtuar periudhën e nevojshme të dhënies së gjykimit pasi gjykatësi Niang të japë shqyrtimin e tij,” shpjegoi ai.

Që prej themelimit në 1993, ICTY ka ndjekur penalisht 161 persona, 20 prej të cilëve janë ende në gjyq. Në 141 çështje të kompletuara, 74 persona janë dënuar dhe 18 janë liruar, ndërsa në 36 çështje ose janë tërhequr aktakuzat ose i pandehuri ka vdekur dhe çështjet kundër 13 të tjerëve po ndiqen nga prokuroria e atdheut të tyre.