Therje me Thikë në “Shatërvan” të Prizrenit

Policia e Kosovës, njoftoi se mbrëmë rreth orës 20:20 minuta, në Sheshin “Shatërvan” në Prizren, një qytetar është therur me një mjet të mprehtë nga njëri prej tre të dyshuarve të cilët janë të përfshirë në rrahje.

“I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor. Sipas raporteve mjekësore thuhet se plaga është në regjionin e mushkërive dhe  konsiderohet lëndim i rëndë trupor që kërkon intervenim kirurgjik”.tha zëhënësi i Policisë Regjionale të Prizrenit Hazir Berisha.

Ndërkaq, policia ka kryer dy arrestime dhe është në kërkim edhe të një personi tjetër, ngase ekziston dyshimi i bazuar se këta të tre në bashkëveprim e kanë kryer sulmin.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili pritet që gjatë ditës së sotme të marrë vendim për rastin.