Tetë Kandidatë në Garë për Kryetar të Gjykatës Kushtetuese

Komisioni për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ka aprovuar sot tetë kandidatë, të cilët do ta vazhdojnë më tej garën për pozitën e kryetarit të kësaj gjykate.

Mazllum Baraliu, Bekim Sejdiu, Arif Riza, Emrush Kastrati, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Hajrie Shala dhe Hava Ismaili janë emrat që janë aprovuar nga Komisioni për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Për këta tetë kandidatë është konstatuar se i plotësojnë kushtet.

“Tetë kandidatët i plotësojnë kushtet e parapara me Kushtetutë dhe ligj për t’u zgjedhur gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe do t’i nënshtrohen intervistimit”, tha Veseli.

Kandidatët do të hyjnë në test me shkrim më 17 mars, ndërsa më 18 mars do të mbahet intervista me gojë.

“Propozoj që me datë 17 mars ora 9:00 të mbahet testi me shkrim i kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, kurse me datë 18 mars ora 9:00 të fillojmë me intervistimin me gojë të kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa, testin me shkrim do ta përgatisë Enver Peci nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Propozoj që komisioni ta autorizojë një anëtar të komisionit për t’i përgatitur pyetjet për testin me shkrim. Konstatoj që komisioni njëzëri nëse pajtoheni e autorizon Enver Pecin nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për t’i përgatitur pyetjet për testin me shkrim”, tha ai.

Enver Peci tha se beson që përzgjedhja e tij për t’i përgatitur pyetjet me shkrim është bërë për arsye që KGJK-ja është i paanshëm dhe jopolitik.

“Nuk e kam pritë dhe pak isha i befasum, por sigurisht e kanë vlerësu në kuptimin e paanshmërisë dhe me qenë dikush jopolitik dhe me i parashtru pyetjet prej aspektit profesional që ne jemi gjyqtarë së pari dhe kanë mendu ndoshta në atë kuptim që me qenë transparenca më e madhe”, tha Peci.

Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për rreth dykatër muaj i skadon mandati.