Sulmon Oficerët Korrektues me Ujë të Nxehtë

Një i burgosur në Burgun e Dubravës ka sulmuar dy oficerë të shërbimit korrektues, derisa ata po ua shpërndanin drekën të burgosurve.

Sulmi është bërë të shtunën me një enë me ujë të nxehtë, i cili u është hedhur oficerëve korrektues në fytyrë.

Ata sipas raportit të policisë kanë marrë lëndime në këtë pjesë të trupit dhe pastaj janë trajtuar në spitalin e Pejës për t’u liruar më vonë në shtëpi.