Slobodan Petroviq ia Dorëzon Pozitën Lubomir Mariqit

Ministri i deritanishëm i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq, sot zyrtarisht e dorëzoi detyrën te pasardhësi i tij, Lubomir Mariq.

Pas dorëzim-pranimit të detyrës, Petroviq tha se i uron sukses ministrit Mariq në detyrën e re.

“Natyrisht ministrit të ri i dëshirova sukses në detyrën e ti dhe i thash se jam në dispozicion sa herë që të ketë nevojë për diçka” tha Petroviq.

Slobodan Petroviq ka mbajtur postin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për dy mandate rresht. Gjatë kësaj kohe, Petroviq ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryeministrit.

Tani ai do ta ketë një ulëse deputeti në Kuvendin e Kosovës, si pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

“Unë do të jem në parlament në detyrën e re. Dhe nga aty do të vazhdoj angazhimet e mia varësisht prej kërkesave të qytetarëve”, tha Slobodan Petroviq.

Ministri i ri, Lubomir Mariq, nuk doli fare para gazetarëve.