Shpallet Bursa Ballkanike për Ekselencë në Gazetari 2015

Hapen aplikimet për Bursën Ballkanike të Gazetarisë për vitin 2015. Afati i fundit për aplikimin është 25 shkurti.

A jeni gazetar i mirë por doni të arrini më shumë, të jeni profesionist në nivel botëror? Ky është hapi i parë që mund ta çojë karrierën tënde përpara. Mos e humb shansin për të marrë mbështetje profesionale në standardet më të larta, të punosh me redaktorë dhe gazetarë me eksperiencë brenda dhe jashtë rajonit, të marrësh pjesë në seminare për zhvillimin e karrierës dhe të shohësh artikullin tënd të publikuar në të gjithë Evropën.

Gazetarët me eksperiencë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi, Rumania, Greqia dhe Serbia mund të aplikojnë për vitin e tetë të Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari.

Çdo vit, dhjetë gazetarë zgjidhen përmes konkurrencës së hapur për të marrë financimet dhe mbështetjen profesionale për të kryer një kërkim të thelluar mbi një temë me rëndësi rajonale dhe Evropiane – për vitin 2015, tema referuese është: Vlerat.

Na dërgoni aplikimin tuaj, na tregoni se si do t’i pasqyroni ju Vlerat deri më 25 shkurt 2015.

Aplikantët e përzgjedhur nga një komitet i pavarur për të marrë pjesë në këtë program do të marrin €2,000 bursë dhe deri në €2,000 të tjera për shpenzime udhëtimi dhe kërkimi. Ata do të marrin pjesë gjithashtu në seminare për zhvillimin e karrierës ndërkombëtare si dhe mentorim të vazhdueshëm për artikujt e tyre.

Artikujt e realizuar do të publikohen në anglisht dhe në gjuhët e rajonit në mediat e rëndësishme rajonale apo ndërkombëtare. Përveç kësaj, tri artikujt më të mirë do të marrin çmime prej €4,000, €3,000 dhe €1,000.

Data finale e aplikimit është 25 shkurti 2015. Forma e aplikimit, sqarimet dhe informacioni i mëtejshëm mbi bursën janë të disponueshme në internet në adresën: fellowship.birn.eu.com.

Në mënyrë që të mbështetet raportimi cilësor, të krijohen lidhje rajonale mes gazetarëve dhe të përmirësohet raportimi i balancuar mbi çështje që janë të rëndësishme për rajonin si dhe për Bashkimin Evropian, Bursa Ballkanike për Ekselencë në Gazetari mbështetet nga Fondacioni Erste dhe Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN.