Shefqet Krasniqi Lirohet nga Paraburgimi
15.10.2014 - 11:02
Gjykata Themelore e ka liruar sot Imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqin nga paraburgimi, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë.
Këtë e ka konfirmuar Bajram Tmava avokat i Krasniqit.
Gjykata Themelore i kishte caktuar më herët masën e paraburgimit Shefqet Krasniqit nën dyshimet për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.
Imami Shefqet Krasniqi, bashkë me disa imamë të tjerë ishin arrestuar më 17 shtator.