Serbia e Shqipëria Përballen në UEFA të Martën
01.12.2014 - 22:26
UEFA të martën e ardhshme do t’i shqyrtojë ankesat e federatave serbe dhe shqiptare kundër ndëshkimeve që të dy kombëtaret morën pas ndeshjes së ndërprerë të vlefshme për kualifikimet për Euro 2016 e cila u zhvillua më 14 tetor në Beograd, raporton AFP.
Të dy federatat janë gjobitur me nga 100 mijë euro ndërsa Serbisë, të cilës i është dhënë fitorja 3:0 në tavolinë, i janë marrë tri pikë dhe është urdhëruar t’i zhvillojë dy ndeshje si vendase pa praninë e shikuesve.
Ndeshja në Beograd është ndërprerë atëherë kur tifozë e irrituar vendorë hynë në fushë dhe sulmuan lojtarët shqiptarë pasi një flamur pro- shqiptar u soll në stadium me anë të një droni.
Deri në atë moment, pak para fundit të pjesës së paë, rezultati ishte i barabartë 0:0.