Seanca Kundër Policëve Fillon Me Vonesë
24.10.2014 - 10:43
Seanca kundër 11 policëve të akuzuar nga Prokuroria e EULEX-it për keqtrajtimin e shoqëruesve të Vulinit nisi me 15 minuta vonesë.
Gjykata nuk dha ndonjë arsye për këtë vonesë.
Aktualisht është duke e dhënë dëshminë e tij me anë të video-lidhjes Bojan Millojeviq, njëri nga të dëmtuarit.
Vulin vizitoi Graçanicën më 7 janar 2013, ndërsa Prokuroria e EULEX-it akuzon 11 policët se gjatë kësaj dite fillimisht kanë ndaluar dhe më pas keqtrajtuar shoqëruesit e tij.