Rrugët Vlerësohen të Kalueshme Megjithë Reshjet e Borës

Policia kërkon kujdes dhe respektim të shenjave të komunikacionit nga pjesëmarrësit në trafik, ndërsa paralajmëron ndëshkime më rigoroze për ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Rrugët urbane, rajonale dhe magjistrale në përgjithësi vlerësohen të kalueshme, por disa që ndodhen në zona malore janë vështirë të kalueshme.

Sipas policisë rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është ë kalueshme vetëm për automjete të lehta nëse ato përdorin zinxhirët, ndërsa në këtë rrugë aktualisht nuk mund të kalojnë mjetet e rënda.

Rruga që nga Prishtina çon drejt pikës kufitare Mutivodë është e kalueshme, por me vështirësi. Në gjendje të njëjtë të vështirësuar është edhe rruga që nga Gjilani shkon në vendkalimin kufitar Muqibabë.

Edhe rrugët në veri të vendit kalohen me vështirësi.

Policia njofton se është më e pranishme nëpër rrugët e vendit për të garantuar siguri.