Rrokulliset Vetura Afër QKUK-së, Një i Lënduar

Nje veturë e tipit “Renault Clio” është rrokullisur pak çaste më parë në afërsi të QKUK-së.

Bashkim Kaçiu, një dëshmitar i rastit, ka thënë për KALLXO.com se makina është rrokullisur të paktën tri herë dhe në të kanë qenë pesë të rinj. Sipas këtij dëshmitari, njëri nga pasagjerët e makinës është dërguar në spital, ndërsa të tjerët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.