Qeveria Miratoi MSA-në, të Hënën në Kuvend

Qeveria e Kosovës i ka dhënë ‘vizën’ Marrëveshjes për Stabilizm- Asocim me Bashkimin Evropian të nënshkruar këtë javë në Strazburg.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, anëtarët e kabinetit të kryeministrit Mustafa mbështetën njëzëri këtë dokument i cili i hap rrugë marrëdhënieve kontraktuale BE- Kosovë.

Në mbledhje, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, foli për përfitimet që ka vendi nga kjo marrëveshje.

Dokumenti do të dalë të hënën në debat dhe votim në Kuvendin e Kosovës.

Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta pengojë ratifikimin e dokumentit më të rëndësishëm të të nënshkruar nga Kosova dhe BE deri më tani.