Qeveria e Kosovës Përgënjeshtron Vuçiqin për Liqenin e Gazivodës

Pas deklaratave të djeshme të Kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, dhënë televizionit B92, se pala kosovare e ka pranuar se pjesa më e madhe e liqenit të Gazivodës gjendet në territorin e Serbisë Qendrore, qeveria e Kosovës reagon duke thënë se është e kundërta e asaj që ka thënë Kryeministri serb.

Zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi i kontaktuar nga KALLXO.com tha se kjo është deklaratë e Kryeministrit Vuçiq dhënë mediave për konsum të brendshëm.

“Qeveria e Kosovës nuk merret me deklarata të tilla që shërbejnë për konsum të brendshëm, si dhe njoftojmë opinionin se tema e liqenit të Gazivodës nuk është trajtuar fare në bisedime”, deklaroi Abrashi.

Ai po ashtu tha se mjafton të merret një hartë dhe të shihet se pjesa më e madhe e këtij liqeni është në territorin e Kosovës.

Në fakt, e parë në hartë (Google Maps), rezulton se pjesa më e madhe e liqenit ndodhet brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Nuk ka vend për shqetësim”, theksoi Abrashi.

Deklaratat e Vuçiçit erdhën dje pas takimit të mbëmshëm të dy Kryeministrave në Bruksel.