Qentë Endacakë Lëndojnë Rëndë Një Person

Një person është sulmuar nga qentë endacakë me ç‘rast ka marrë lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xërcë të Rahovecit.

Viktima është sulmuar nga një grup i qenve endacakë dhe i njëjti më pas është dërguar ne Spitalin Rajonal të Gjakovës për tretman mjekësor, raporton Policia e Kosovës.

Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë dhe pas tretmanit mjekësor ai është liruar.