Foto: Lista Serbe/Facebook

PZAP-ja dënon Listën Serbe me 400 euro gjobë për shkak të shkeljes së heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka cilësuar të bazuar ankesën e organizatave BIRN dhe Internews Kosova, duke e dënuar Listën Serbe me 400 euro gjobë për shkak të shkeljes së heshtjes zgjedhore.

Ankesa e parashtruar më 6 tetor kishte të bënte me një postim në ‘Facebook’ më 5 tetor, ku bëhej thirrje të votohej Lista Serbe dhe shkruante ‘Tubimi përmbyllës i aktivistëve të Listës Serbë në Novobërdë dhe Kuscë të Epërme’.

Po ashtu, Lista Serbe në orën 07:49 të po asaj dite, ka publikuar një postim tjetër, duke shkruar ‘Drejt Fitores 135’.

Kjo sipas ankesës është në kundërshtim me Ligjin e Zgjedhjeve, rregullat e zgjedhore dhe Kodin e Mirësjelljes së partive politike.

Lista Serbe nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ankesën dhe kanë afat prej 15 ditëve për ta paguar gjobën.