Punëtorja e Kongresit Jep Dorëheqje Pas Kritikave Ndaj Vajzave të Obamës

Elizabeth Lauten, anëtare e stafit të kongresit, që kishte postuar komente kritike në faqen e saj të Facebook javën e kaluar ndaj vajzave të Presidentit Obama, Sasha dhe Malia, ka dhënë dorëheqjen, raportoi The New York Times.

Lauten, e cila ishte drejtoreshë e komunikimit për Përfaqësuesin republikan nga Tenesi, Stephen Fincher, kishte postuar komente fyese pasi bijat e Obamas u shfaqën me babanë e tyre në ceremoninë vjetore të faljes së gjeldetit të mërkurën. Vajzat nuk dukeshin shumë të entuziazmuara që ishin pjesë e ceremonisë.

Në postim e saj, Lauten shkroi “vishuni ashtu siç meritoni respekt, jo si për një vend në një bar.”

“Të dashura Sasha dhe Malia, unë e kuptoj se ju jeni në vitet e “tmerrshme” të tinejxhereve, por ju jeni pjesë e Familjes së Parë, mundohuni të keni sadopak klas”, ka shkruar znj Lauten.

Postimi i saj në Facebook u përfol shumë dhe provokoi një stuhi të kritikës.

Lauten reagoi shpejt duke postuar një kërkim falje të premten, duke thënë:

“Pas shumë orëve të lutjes, duke folur me prindërit e mi, dhe ri-lexuar fjalët e mia në internet, unë mund të shoh më qartë se sa lënduese ishin fjalët e mia”.

Pak më vonë ajo bëri privatë shumicën e postimeve në profilin e saj në Facebook.