Prokuroria: Për Vrasjen e Policit u Premtuan 5 Mijë Euro

Prokuroria Themelore e Prishtinës pretendon se vrasja e policit Shemsi Gashi ishte planifikuar dy javë më parë. KALLXO.com-i ka siguruar kopjen e kërkesës për caktimin e paraburgimit ku precizohet se dy javë më parë të dyshuarit Vesel Gj. dhe Kujtim B. ishin pajtuar që për 5 mijë euro të kryenin vrasjen e policit Shemsi Gashi.