Posti i Avokatit të Popullit Fut në Garë 18 Kandidatë

Ka përfunduar afati i konkurrimit për postin e Avokatit të Popullit. Kanë aplikuar 18 kandidatë. Tash i mbetet Komisionit për të Drejtat e Njeriut që t’i ndërmarrë procedurat e nevojshme për përzgjedhjen e tre kandidatëve, nga këta 18 sa kanë aplikuar, të cilët më pas ia propozojnë Kuvendit për votim.

“Administrata e Kuvendit të Kosovës bën me dije se ka përfunduar afati i aplikimit, sipas konkursit për pozitën ‘Avokat i Popullit’, duke precizuar se kanë aplikuar 18 kandidatë”, bën të ditur Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës.

Emrat e kandidatëve konkurrent për këtë pozitë janë Musa Dragusha, Agim Vatovci, Milaim Çekaj, Fadil Geci, Sadik Kryeziu, Shqipe Ibraj Mala, Ibrahim Arslan, Haki Krasniqi, Naim Krasniqi, Veton Vula, Suzana Novoberdaliu, Adriana  Hodzic, Hamdi Pllashniku, Afrim Gashi, Mazllum Baraliu, Bogoljub Staletoviq, Riza Krasniqi dhe  Nazmije Krasniqi.

Deputetët do të vendosin me votim të fshehtë për njërin nga ta në seancë plenare të Kuvendit.