Përleshje në Hong Kong (FOTO)

Oficerët e policisë janë përleshur me protestuesit teksa po përpiqeshin t’i shpërndajnë  ata jashtë  selinë së qeverisë në Hong Kong.

Protestuesit pro-demokratikë u përleshën me policinë derisa u përpoqën që të rrethojnë selinë qeveritare në  Hong Kong të dielën vonë, në një lëvizje të tyre pro reformave  demokratike pas qëndrimit më shumë se dy muaj në kampe në rrugët e qytetit.

Turma u përpoq të depërtojë në një hapësirë të ngushtë në një përpjekje për të marrë zyrën e liderit  të qytetit të mbështetur nga Pekini. Qindra protestues kaluan linjat e policisë, duke bllokuar trafikun në rrugën kryesore, por u ndaluan nga barrikadat e policisë të shkonin poshtë një rrugë që ka qasje në zyrën e Shefit Ekzekutiv Leung Chun-Ying.