Përleshje Ndërmjet të Rinjve në Prishtinë

Një përleshje ndërmjet të rinjve ka ndodhur të mërkurën paradite në rrugën “Mitrovica” në lagjen Aktash të Prishtinës.

KALLXO.com posedon xhirimin e këtij incidenti në të cilin shihet një polic duke ndërhyrë që t’i qetësojë palët.

Duket se të rinjtë kanë përdorur armë të ftohta gjatë përleshjes.

Por ky incident nuk është raportuar në polici.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për KALLXO.com se organet e rendit nuk kanë iniciuar rast për shkak se nuk është raportuar asgjë zyrtarisht.

“Për momentin zyrtarisht nuk kemi informatë. Presim nëse palët do të paraqiten që ta lajmërojnë rastin”, tha Borovci.