Përfundoi Seanca Kundër Djalit të Kryeministrit

Përfundoi Seanca Kundër Besnik Mustafës dhe gjashtë të akuzuarve tjerë për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

14:44

Dëshmitari Zeqir Smajli që është palë e dëmtuar në rastin gjyqësor kundër Besnik Mustafës dhe të tjerëve nuk po përgjigjet në pyetjet e avokatit Besnik Berisha rreth një dokumenti, me arsyetimin se do të japë përgjigje vetëm kur ta shohë origjinalin e atij dokumenti.

Bëhet fjalë për një dokument të marrëveshjes hipotekare të vitit 2009 për të cilin po debatojnë edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar Florim Vërtopi dhe Besnik Berisha, avokati i Besnik Mustafës.

14:21

Prokurori Ali Rexha kërkoi prova nga avokati Besnik Berisha për akuzën e Berishës se prokurori po vepron me motive personale.

Ali Rexha tha se në këtë rast ai nuk ka asgjë personale.

Edhe Florim Vërtopi përfaqësuesi i të dëmtuarit Zeqir Smajli deklaroi se e përkrahë prokurorin e Prokurorisë Speciale.

13: 32

Ka filluar gjykimi kundër Besnik Mustafës dhe gjashtë personave tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Edhe Mexhid Syla avokati i Selajdin Ujkanit flet për vjetërsimin njësoj si avokati Berisha.

Prokurori Ali Rexha deklaron se në lidhje me kërkesat e dy avokatëve për vjetërsimin e veprës penale, nuk do të deklarohet sot.

Avokati Besnik Berisha thotë se në këtë gjykim po veprohet në bazë të motiveve personale.

13:27

Pas pauzës së drekës avokati Besnik Berisha mbrojtës i te akuzuarit Besnik Mustafa deklaroi se vepra penale falsifikim te dokumentit zyrtar është vjetërsuar, prandaj në bazë të kësaj nuk mund të qëndrojë as vepra keqpësddorim i detyrës zyrtare.

12:17

Gjatë dëshmisë për garancionet bankare po zhvillohen replika të fuqishme mes dëshmitarit Zeqir Smajli dhe Besnik Berishës, avokatit të Besnik Mustafës.

11:47

Dëshmitari thotë se kanë pasur 500 mijë euro garancion për udhëtarët dhe 100 mijë euro garancion për kompaninë.

11:09

Në seancën e sotme është duke dëshmuar Zeqir Smajli, pronar i agjencisë turistike “Kosova Voyage”.

Ai po tregon se si në vitin 2009 agjencisë së tij i mbetën udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës.

11:01

Ka filluar gjykimi kundër Besnik Mustafës dhe gjashtë personave tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Në këtë proces gjyqësor Besnik Mustafa, djali i kryeministrit Mustafa, bashkë me dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës Ismail Berishën dhe Nexhat Balën dhe dy punonjës të Bankës për Biznes Selajdin Ujkanin e Shefqet Krasniqin akuzohen për keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar.

Pjesë e aktakuzës janë edhe biznesmenët Sibush Haziri e Hamzi Rrahimi që akuzohen për mashtrim.

Rasti ka të bëjë me problemet që në vitin 2009 kishin 1 mijë e 600 udhëtarë për t’u kthyer në Gjermani, pasi kishin kryer pushimet në Kosovë, ngase kompania spanjolle “Pronair” nuk e kishte dërguar aeroplanin për t’i bartur drejt shtetit gjerman.

Prokuroria Speciale e Kosovës nisi hetimet për këtë rast në tetor të vitit 2009, ndërsa aktakuza u ngrit më 7 mars 2013.

Në vitin 2009 Besnik Mustafa punonte në Bankën për Biznes.

Gjykimi i këtyre shtatë personave ishte duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndërsa u zhvendos më 1 qershor në degën e kësaj gjykate në Kaçanik për shkak të hapësirës më të madhe të gjykatores.

KALLXO.com-i shkroi në vazhdimësi për këtë proces.