Përafrime në Bllokun Opozitar

Partitë politike opozitare të Kosovës kanë përafruar qëndrimet e tyre rreth qeverisë së re të vendit.  Në takimin dyorësh që u mbajt të hënën krerët e këtyre subjekteve janë shprehur optimistë se gjithçka po shkon në drejtim të duhur.

Albin Kurti ka thënë pas takimit të mbajtur në selinë e AAK-së se mes subjekteve të opozitës ka shumë qëndrime të përbashkëta edhe rreth kushteve që Lëvizja “Vetëvendosje”  ka vënë për ta përkrahur qeverinë e koalicionit opozitar pas zgjedhjeve të tetë qershorit.

“Diskutuam edhe për çështje që i ka ngritur LVV-ja le të themi në formë të kritereve apo kushteve dhe do të vazhdojme me bisedime të tilla për shkak që gjuha e përbashkët dhe dakordimet e ndryshme janë shumë të mëdha dhe të shpeshta që na bëjnë optimistë”, tha Kurti.

Për ta përkrahur qeverinë e mundshmë të LDK-së, AAK-së e Nismës, për të cilën u dakorduan liderët e këtyre tri subjekteve më 10 qershor, dy ditë pas zgjedhjeve, “Vetëvendosja” kërkoi që të ndërpriten bisedimet me Serbinë dhe procesi i privatizimit të ndërmarrjeve strrategjike.

“Ne jemi në fazën e dytë të bisedimeve, në çështjen e dialogut dhe në çështjen e privatizimeve në Kosovë.  Ka gjëra për të cilat kemi dakordime, ka gjërara për të cilat nuk jemi larg, por në përgjithësi edhe për ato gjëra që jemi larg ka vazhdimisht afrime”, tregoi Kurti.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që edhe partia që ai drejton të jetë pjesë e qeverisë.

“Jam optimist për rezultatin e këtyrë bisedimeve që do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, ka qenë përgjigjja e tij kur është pyetur rreth mundësisë së qenies pjesë e koaliconit.

Katër patrtitë opozitare dolën të hënën me qëndrime të përbashkëta rreth disa çështjeve.

“Ne, koaliconi LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëendosje, as si koalicion e as si subjekte politike ndarazi nuk do t’i përgjgjemi ftesës së PDK-së e as pretendentit për mandatar të kësaj partie, në çfarëdo konsulitimi për krijimin e qeverisë së re”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shpërndarë për media.

Në anën tjetër, Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër nga partia e tij, LDK-ja e Nisma shfaqi bindjen e vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ne besojmë që edhe në rast se do t’i jepet mundësia për të fillu konsultimet PDK-së, epilogu dihet, këto konsultime do t’i përfundojmë ne, për shkak se e kemi shumicën politike.  Mendojmë që e drejtë do të ishte sikurse e drejta për të fillu konsultime të na jepet neve.  Nuk besoj[se do të shkojmë në zgjedhje”, tha Haradinaj.

Në zgjedhjet e tetë qershorit më së shumti vota dhe deputetë fitoi PDK-ja, e ndjekur nga LDK-ja, VV-ja dhe AAK-ja.

Presidentja Atifete Jahjaga para se të marrë vendim se kë do ta mandatojë për formimin e qeverisë së re, ka kërkuar interpretim të kësaj çështjeje nga Gjykata Kushtetuese.

Në takim pjesëmarrës kanë qenë edhe Fatmir Limaj dhe Isa Mustafa, të cilët janë larguar pa dashur që të japin ndonjë deklaratë në lidhje me ecurinë e bisedimeve.