Një Muaj Paraburgim Të Dyshuarit Për Narkotikë

Departamenti Për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit, vendosi që të pandehurit N.Rexhepaj nga fshati Gjinovc i Komunës së Suharekës  t’ i caktohet masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se  ka  kryer veprën  penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 20.05.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 20.06.2015,” tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për mbajtjen në paraburgim të  të pandehurit.

Sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit dyshohet për shkak se në shtëpinë e tij në fshatin Gjinovc është gjetur sasi e narkotikut  e llojit heroinë me peshë prej 6.854,48 gramë.

KALLXO.com për këtë rast, shkroi edhe një ditë më parë.