Një Muaj Paraburgim për Sulmuesin e Zyrtarit Komunal

Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore të Mitrovicës-Dega në Vushtrri, Ia ka caktuar paraburgimin prej një muaji Nazmi Azemit. Azemi, vëlla i një asamblisti të PDK-së, para dy ditësh sulmoi zyrtarin për tatime në Komunën e Vushtrrisë Mexhit Hasanin

Lajmin e ka konfirmuar kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Kada Bunjaku-Përquku

“Ndaj personit në fjalë gjykata ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për shkak të sulmit dhe lendimimeve trupore që ky ka shkaktuar ndaj zyrtarit komunal të Vushtrrisë”, theksoi Bunjaku – Përquku.

I pandehuri Nazmi Azemi, pronar i një biznesi në Vushtrri, dyshohet së mengjesin e të martës kishte sulmuar fizikisht Mexhit Hasanin zyrtar në Komunën e Vushtrrisë, duke i shkaktuar plagë trupore.

KALLXo.com-i ka shkruar edhe më herët për këtë rast.