Nesër Seancë Dëgjimore Ndaj Kolë Pukës

Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë nesër do të mbahet seancë dëgjimore ndaj ish-gjyqtarit Kolë Puka.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa ish-gjyqtari i Gjykatës Komunale në Klinë akuzohet për veprat penale nxjerrje të kundërligjshme të vendimit gjyqësor dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndaj Kolë Pukës janë zhvilluar edhe procese tjera gjyqësore për të cilat ka shkruar Gazeta “Jeta në Kosovë”.

 

Edhe në gushtin e vitit të kaluar Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj këtij ish-gjyqtari.