Në Lipjan 84 Seanca Gjyqësore Anulohen nga Greva e Gjykatësve
Që nga nisja e grevës së gjykatësve më 3 mars në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan janë anuluar 84 seanca gjyqësore.
Greva e gjyqtarëve e filluar që nga e marta e javës së kaluar ka bërë që në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega në Lipjan deri sot në lëminë civile dhe atë penale të shtyhen shumë seanca gjyqësore.
KALLXO.com-i ka përcjellë nga afër qysh në fillim grevën e gjyqtarëve dhe nga vetë gjyqtarët ka marrë numrin e seancave të pambajtura si pasojë e kësaj greve.
Hajdin Rexhepi, zëvendësadministrator në Gjykatën e Lipjanit, tha se në këtë degë prej se është duke u mbajtur grevë nga gjyqtarët nuk janë mbajtur 84 seanca gjyqësore të parapara nga gjyqtarët e kësaj gjykate.
KALLXO.com-i ka shkruar edhe për anulimin e seancave në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Pejë e Prizren.
Gjyqtarët janë duke mbajtur vetëm seancat e gjykimeve me të paraburgosur dhe ato që konsiderohen urgjente.