Nderohet Heroi i Gjallë Kanadez

Rreshterit kanadez, Kevin Vickers, i është rezervuar sot një pritje prej heroi në Parlamentin e Kanadasë.

Vickers është ushtaraku i cili shtiu për ta vrarë personin e armatosur i cili pasi vrau një ushtar kanadez dje në Otavë, u fut në ndërtesën e Parlamentit.

I tërë parlamenti e priti me nderime në sallën në të cilën ishte i pranishëm edhe kryeministri Stephen Harper i cili tha se Kanadaja nuk do të frikësohet nga terroristët.