
Mungon Prokurori në Gjykimin e Berat Buzhalës
Ish-deputeti i PDK-së Berat Buzhala akuzohet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për mosdeklarim pasurie.
Buzhala ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në periudhën e katërt legjislative, ndërsa sipas aktakuzës në vitin 2013 nuk e kishte deklaruar pasurinë.
Në seancën e sotme mungoi prokurori Enver Krasniqi dhe seanca u shty për mungesë të kushteve ligjore të mbajtjes së saj.
I akuzuari ishte i pranishëm në gjykatore bashkë me mbrojtësin e tij Ibrahim Dobruna.
Seanca që nuk u zhvillua sot, u caktua për datën 1 tetor 2015.
Edhe më 21 korrik ishte shtyrë një seancë tjetër e këtij gjykimi, atëherë për arsyen se avokati i Buzhalës kishte rast vdekjeje.
KALLXO.com ka ndjekur edhe gjykimet e Nait Hasanit dhe Duda Baljes që u akuzuan për mosdeklarim, ose deklarim të rremë të pasurisë.
Hasani e Balje u shpallën të pafajshëm.