Mungesa e Faton Shoshit Shtyn Seancën në Rastin Sekiraqa

Gjyqtari dhe prokurori e konsideruan jo të besueshëm arsyetimin e babait të dëshmitarit dhe e urdhëruan Faton Shoshin që të mërkurën në seancën e radhës të paraqitet në gjykatë, përndryshe do ta sjellin me detyrim.

12:14

Babai i Dëshmitarit Thotë Se Djalin e Ka të Sëmurë

Babai i dëshmitarit Faton Shoshi që ishte paraparë të dëshmonte sot në gjykimin kundër Enver Sekiraqës, tregoi në gjykatë se djali i tij ka probleme shëndetësore dhe ndodhet në spital.

10:36

Seanca e Rastit Sekiraqa Shtyhet Deri në Mesditë

Për shkak të mungesës së dëshmitarit Faton Shoshi, seanca në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, por edhe për detyrim dhe dhunim është shtyrë deri në orën 12:00.

10:17

Seanca e Rastit Sekiraqa do të Nisë me Vonesë

Në rastin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, por edhe për detyrim dhe dhunim, seanca nuk ka nisur ende.

Faton Shoshi që do të jetë sot dëshmitar, nuk është paraqitur ende në gjykatore.

Sipas gazetarit të KALLXO.com-it, seanca do të nisë me vonesë prej 20 minutash.