Mogherini Takoi Liderë Opozitarë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, përveç takimeve që ka zhvilluar sot me krerë të shtetit, ajo po ashtu ka takuar edhe kreun të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me atë të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Visar Ymeri, pas takimit tha se sërish ka paraqitur qëndrimin e tij se është kundër Gjykatës Speciale.

“Kemi paraqitur edhe njëherë qëndrimin se jemi kundër formimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq, Mogherinit tha se kjo i mbetet Kuvendit të Kosovës të vendosë për këtë çështje.

Kreu i Vetëvendosjes është shprehur edhe kundër dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kurse kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk e pa të nevojshme të prononcohet para mediave.

Për më tepër, Mogherini është takuar sot edhe përfaqësuesit e Listën Serbe – Branimir Stojanoviq, Ljubomir Mariq, Goran Rakiq dhe Vladeta Kostiq.