Mbyllet për Publikun Seanca e Gjykimit të Enver Sekiraqës
16.12.2014 - 10:35
Seanca e gjykimit ku Sekiraqa po akuzohet për nxitje të vrasjes së ish-policit Triumf Riza, por edhe për dhunim dhe detyrim është mbyllur për publikun.
Mbyllja e seancës është bërë për arsyen se në të po jep dëshminë një dëshmitar i mbrojtur.
Polici Triumf Riza qe vrarë në vitin 2007. Në të njëjtin vit ndodhi një shpërthim në lokalin pronar i së cilit është Enver Sekiraqa. Ky shpërthim vrau dy dhe plagosi disa persona.
Paralelisht me gjykimin ku Sekiraqa akuzohet mes tjerash për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, është duke u zhvilluar një gjykim tjetër për shpërthimin, ku Enver Sekiraqa është palë e dëmtuar.