MAShT Largon Qasjen e Maturantëve në Internet Gjatë Testit

Në shkollën e mesme “Eqrem Qabej” në Prishtinë, një zyrtar i MAShT-it raporton se është identifikuar komunikuesi në rrjetin social gjatë kohës së testit të maturës.

Ministria ka ndërhyrë dhe testi i kandidatit është anuluar menjëherë, thotë për KALLXO.com kryetari i Komisionit Qendror të Maturës Shtetërore, Azem Guri.

Ai tha se edhe në shkollën e mesme “Bahri Haxha” në Vushtrri, qasja në internet është larguar pas raportimit të KALLXO.com.